6 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, duke e çuar në 290 numrin e viktimave që nga shfaqja e pandemisë, ndërkohë që janë shënuar edhe 93 raste të reja. Lajmi i mirë është se këtë të martë u shënua një numër rekord prej 227 personash të shëruar nga Covid-19.

?Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra?.

Ndërsa numri i jetëve të humbura është rritur krahasuar me një ditë më parë, ai infektimeve ka rënë. Nga 812 testime janë konfirmuar vetëm 93 raste të reja.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.?

Një situatë e vështirë vijon të paraqitet në spitale, ku numri i personave që kërkojnë një trajtim të specializuar mjekësor ka pësuar sërish rritje.

?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar?.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/